
GJKKO i caktoi “Detyrim paraqitje”, Berisha sot në SPAK, demokratët protestë përpara Prokurorisë së Posaçme


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen “Partizani”.
Ndërkohë, strukturat e PD-së në Tiranë kanë njoftuar mbështetësit për t’u mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, ashtu si në rastet e mëparshme kur Berisha është paraqitur pranë SPAK.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm në të gjitha herët që ish-kryeministri ka respektuar masën e sigurisë.
“…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhej në mesazhin e PD.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128