GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi: Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat!
27 Nëntor 2024, 23:04 / POLITIKË
Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën 'arrest shtëpie' ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha.
Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku juristi Rezart Kthupi, tha se kjo është një procedurë gjyqësore. Sipas tij, tashmë dosja ka shkuar për gjykim dhe Berisha nuk mund të prish më provat.
‘Është procedurë standarde gjyqësore, kërkohet zvendësimi i masës së sigurimit. Duke qenë se dosja ka shkuar në gjykim do të thotë se faza hetimore është mbyllur dhe ska më prishje provash, atëherë ndodh kjo. Është praktikë gjyqësore. Kam një klient që ishte në arrest në shtëpie dhe është në detyrim paraqitje i kanë ndryshuar kushtet. Është procedurë’, tha ai.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128