"Gjushi është si urith"/ Berisha: Dako u dërgua në qeli të flejë me Veliajn, i bëj thirrje të mos spiunojë
Në konferencën për mediat, Sali Berisha shënjestroi edhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili u rikthye në burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, ku i duhej të kryente edhe 10 ditë burg. Dako u dërgua dje në burg për shkak se ndodhej i shtruar në spital, ndërsa do duhet të bëjë dhe 5 ditë burg.
Kreu i PD hodhi akuza se ai është dërguar vetëm për t'i dhënë informacione Veliajt.
"Mbrëmë Veliaj ka fjetur me Gjushin në qeli. E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai. Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre. Do të respektohen të gjithë rregullat.
Se Gjushi është si urith. Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos i bëj spiun ordiner. Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty. Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është...", tha Berisha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
