Goditi Berishën, Apeli merr vendimin për Gert Shehun

28 Dhjetor 2022, 13:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Goditi Berishën, Apeli merr vendimin për Gert Shehun

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimimin e 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, duke e lenë atë në burg.

Avokatet i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.

Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësor sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.

 

 

Po ndodh...

ide