"Grida Duma dhe Erla Mëhilli dy gjëra të ndryshme", Edi Rama “masakron” me batuta emrat e medias: Nga Fevziu “udhëtar” te Çim Peka “shoferi i makinës së bardhë”

13 Maj 2026, 21:15 / POLITIKË ALFA PRESS

"Grida Duma dhe Erla Mëhilli dy gjëra të ndryshme", Edi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe për Koha Jonë, ku me batuta, ironi dhe komente pikante ka “portretizuar” disa nga emrat më të njohur të medias shqiptare. Në një bisedë të lirshme, Rama i përshkroi gazetarët dhe analistët me nga një epitet të shkurtër, duke ndezur menjëherë reagime dhe diskutime në rrjet.

Për Blendi Fevziun ai përdori fjalën “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipi u cilësua si “muhabetqar”. Për Mero Bazen, Rama zgjodhi termin “sqepar”, ndërsa për Arjan Çanin tha shkurt: “thashethemeqar”.

Një moment interesant ishte edhe kur u ndal te Erla Mëhilli dhe Grida Duma. Rama theksoi se “janë dy gjëra të ndryshme”, duke shtuar me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.

Pjesa më e fortë e intervistës erdhi te komentet për Andi Bushati. Fillimisht Rama vlerësoi rolin e tij në gazetari, por më pas ironizoi duke thënë: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.

Ndërkohë, për Frrok Çupin, Rama përdori vetëm një fjalë: “Mirditor”. Për Anila Bashën ai shmangu ironinë, duke theksuar respektin për faktin që “lufton për të mbijetuar në një xhungël jo të lehtë mediatike”.

Edhe Baton Haxhiu mori epitetin e shkurtër “Kosovar”, ndërsa momenti më thumbues ishte ai për Çim Peka. Rama tha se, po të ishte në kohën e vjetër të gazetës “Koha Jonë”, “do ishte një nga ata të makinës së bardhë”, duke shtuar më pas me ironi se “do e mbanin për shofer”.

Edi Rama, duke mos falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh; më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër.

Kryeministri Edi Rama : Udhëtar

 Kryeministri Edi Rama : Muhabetqar

Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.

Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ; Erlën e kam kushërirë.

Nga të doli kushërirë mo?

Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete

Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.

Kryeministri Edi Rama : Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.

Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.

Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’

Kryeministri Edi Rama : Po po, atë nuk e diskutoj fare.

Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë.

Madje madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave...

Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s'ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t'i bëjmë atij?

Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?

Po Bushatin e the pak a shumë.

Kryeministri Edi Rama: Telendar.

-Frok Çupi se edhe dy emra keni.

Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.

Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin..

Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’

Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua ,e respektoj.

Kryeministri Edi Rama :Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.

Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.

Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?

Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.

Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë...

Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të  lartë ...

Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.

Jo,jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë

Kryeministri Edi Rama: Po ra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel

Pse e ke këtë mani për t’i shpotitur? Ai është gazetar që mbron opozitën, parimit e opozitës,  ai sakatohet për opozitën

Kryeministri Edi Rama: Po si, mbaruam ne tani?

Po ndodh...

ide