“Eliot Engel mbetet hero në Kosovë”, kongresmeni amerikan Keith Self: Prishtina, kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

13 Maj 2026, 22:00 / KOSOVA ALFA PRESS

“Eliot Engel mbetet hero në Kosovë”, kongresmeni amerikan

Kongresmeni amerikan Keith Self ka vlerësuar rolin historik të ish-kongresmenit të ndjerë Eliot Engel në mbështetje të Kosovës, duke e cilësuar atë “ende hero në Kosovë”.

Gjatë një diskutimi në Kongresin Amerikan, Self tha se është ironike që shumë politikanë lavdërojnë përpjekjet e Engel për pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që, sipas tij, nuk tregojnë të njëjtin angazhim për të mbështetur Kosovën sot në rolin e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Eliot Engel është ende hero në Kosovë. Është ironike që vlerësohen përpjekjet e tij për pavarësinë e Kosovës dhe rëndësia që ajo ka sot, ndërsa sapo diskutuam një projektligj ku kolegët e mi në krahun tjetër nuk ishin të gatshëm të mbështesnin më tej Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë një shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Self mbështeti gjithashtu iniciativën për t’i vendosur emrin e Eliot Engel një godine, duke e cilësuar një vlerësim të merituar për ish-kongresmenin amerikan, i njohur për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Megjithatë, kongresmeni shtoi se Engel, po të ishte sot i pranishëm, do të kërkonte më shumë angazhim konkret për avancimin e Kosovës në rajon.

“Besoj se nëse zoti Engel do të ishte këtu sot, ai do të donte të shkonim më tej, sepse e kuptonte rëndësinë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor. Ndoshta do ta shkëmbente edhe emrin e ndërtesës vetëm për të çuar më tej rolin e Kosovës si një shtyllë stabiliteti në rajon”, u shpreh Self.

Po ndodh...

ide