Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen e trupave amerikane nga Irani

Senati Amerikan ka hedhur poshtë me një diferencë të ngushtë një rezolutë që urdhëronte tërheqjen e forcave amerikane të përfshira në luftën me Iranin, pasi shumica republikane refuzoi të kufizonte fuqitë ushtarake të Presidentit Donald Trump.
Teksti, i cili ishte i ngjashëm me rezolutat e tjera të paraqitura nga demokratët në javët e fundit, mori 49 vota pro (përfshirë tre senatorë republikanë) dhe 50 kundër.
Për herë të parë që nga fillimi i luftës, republikania Lisa Markowski votoi në favor të tërheqjes së ushtrisë nga konflikti me Iranin.
“Mendonim se do të kishim një pamje më të qartë nga administrata se ku ndodhemi (në luftë), por kjo nuk është ajo që ndodhi”, tha ajo për Punchbowl News pas votimit.
Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka autoritetin për të shpallur luftë. Demokratët po kërkojnë të pohojnë supremacinë e degës legjislative mbi degën ekzekutive – të përfaqësuar nga Trump – në këtë çështje.
Trump injoroi afatin, i cili skadoi në fillim të majit, duke besuar se armëpushimi me Iranin i kishte dhënë fund luftës. Megjithatë, demokratët e kundërshtojnë këtë argument dhe përgjigjen se forcat amerikane janë ende në rajon dhe janë të përfshira në bllokadën e porteve iraniane.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128