“60 mijë paund për letra angleze”, qytetari denoncon mashtrimin: Morën paratë dhe na lanë në borxhe

Sipas qytetarit, gjithçka nisi pasi iu premtua se procedurat për dokumentet do të realizoheshin brenda një kohe të shkurtër. Blerimi tregon se i ka dorëzuar Mirvjen Ninos rreth 30 mijë paund, ndërsa edhe nipi i tij ka dhënë po të njëjtën shumë për të njëjtin qëllim. Në total, familja pretendon se ka humbur rreth 60 mijë paund.
Ai rrëfen se për të siguruar këto shuma janë detyruar të marrin kredi dhe borxhe, pasi kishin besuar tek premtimet që iu ishin bërë. Por, sipas tij, koha kalonte dhe dokumentet nuk po realizoheshin, ndërsa paratë nuk po ktheheshin më.
“Na premtoi se gjithçka do bëhej shpejt. Morëm borxhe dhe kredi duke menduar se do rregullonim jetën, por sot kemi mbetur vetëm me borxhet”, shprehet qytetari gjatë intervistës për Fiks Fare.
Blerimi deklaron gjithashtu se nuk është i vetmi person që pretendon se është mashtruar. Sipas tij, ekzistojnë edhe shumë qytetarë të tjerë që kanë dhënë shuma të konsiderueshme parash me të njëjtin premtim dhe sot nuk po arrijnë të marrin mbrapsht as paratë dhe as dokumentet e premtuara.
Në investigim përmendet edhe një dokument që, sipas qytetarit, mban firmën e bashkëshortes së Mirvjen Ninos. Në këtë dokument pranohet ekzistenca e borxhit dhe thuhet se janë kthyer 30 mijë paund, ndërsa mbeten ende edhe 30 mijë të tjera pa u shlyer.
Për të kërkuar sqarime, qytetari është nisur edhe drejt Dhërmiut, pranë hotelit që pretendon se zotërohet nga Mirvjen Nino. Gjatë komunikimit me një person që jeton pranë hotelit dhe që shërbente si ndërmjetës, qytetarit i është thënë se Nino ka probleme të shumta financiare dhe borxhe, ndërsa pretendohet se ai nuk merret më me çështje dokumentesh.
“Nuk ka kokërr leku. Janë si mos më keq. Njërit që di unë i ka 90 mijë paund”, pohon ndërmjetësi, ndërkohë që shton se “përsa i përket letrave nuk merret me to se me sa kam dëgjuar merrej e bija, por asaj i ka rënë burri në burg e ka mbetur vetëm me tre fëmijët”.
Më pas, qytetari ka shkuar edhe pranë hotelit. Rojet i kanë komunikuar se do të njoftonin pronaren për ta kontaktuar, por sipas tij telefonata nuk është bërë asnjëherë.
Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan edhe vetë Mirvjen Ninon për të marrë një reagim mbi akuzat. Në bisedën telefonike, ai mohoi që paratë të jenë marrë për sigurimin e dokumenteve angleze, duke deklaruar se bëhej fjalë për një borxh të marrë për arsye të tjera personale.
Megjithatë, gjatë komunikimit ai pranoi se bashkëshortja e tij kishte marrë para nga qytetari. Por kur gazetarët e pyetën se si njiheshin bashkëshortja e tij dhe Blerim Sula, ai pretendoi se nuk i dëgjonte më pyetjet dhe ndërpreu telefonatën, pa iu përgjigjur më kontakteve të tjera.
Sot, qytetari kërkon ndihmë për të marrë mbrapsht paratë, ndërsa shprehet se familja e tij vazhdon të përballet me pasojat e kredive dhe borxheve të marra për një ëndërr që nuk u realizua kurrë.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128