Marrëdhënia e Ramës dhe Spiropalit “dashuri dhe urrejtje”? Kryeministri i tregon publikisht vijën e kuqe ish-ministres së tij: Mund të...

13 Maj 2026, 21:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Marrëdhënia e Ramës dhe Spiropalit “dashuri dhe

Në një intervistë ndryshe për “Koha Jonë”, përballë Nikoll Lesit, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, mes emrave që ditët e fundit kanë krijuar debat publik.

Në fokus të bisedës ishte edhe Elisa Spiropali, ish-ministrja e tij, e cila prej javësh i ka dalë publikisht hapur me qëndrime të forta dhe deklarata të gjata nëpër rrjetet sociale. Lesi e pyeti Ramën nëse brenda PS-së ka nisur të “ziejë kazani”, duke përmendur statusin e Spiropalit, por edhe qëndrimet e Erion Braçes ndaj Ogerta Manastirliut.

Kryeministri fillimisht u ndal te Braçe, për të cilin tha se ka qenë gjithmonë vetvetja dhe se nuk ka asgjë për t’u çuditur nga qëndrimet e tij. Sipas Ramës, Braçe ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, ndërsa shtoi se kush përpiqet ta imitojë, gabon.

I pyetur më pas drejtpërdrejt për Elisa Spiropalin dhe nëse ajo rrezikon përjashtimin, Rama zgjodhi të mos e dramatizojë situatën. Ai tha se nuk ka “asgjë për të shënuar” dhe se deklaratat e saj nuk duhen marrë literalisht. Sipas tij, këto janë zhvillime normale për sa kohë nuk preket “vija e kuqe”.

“Kush thotë “hajde, këtu më ke, më vrit” e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë ...”, tha Rama, teksa kur Lesi këmbënguli se Spiropali mund të ketë shkelur më shumë se një vijë të kuqe, Rama la të kuptohet se kontributet politike kanë peshë në mënyrën si trajtohen gabimet brenda partisë.

Ai u shpreh se çdo njeri mund të gabojë dhe se kush ka dhënë kontribute, mund të gabojë edhe herën e dytë, ndërsa hera e tretë, sipas tij, është ajo që “e ndan”.

“Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan”, shtoi ai.

-Tani u more me opozitën, ke qejf ta përqeshësh boll opozitën. Tani në PS, çfarë ndodh në PS?
Ka ndonjë kështu, ndonjë fraksion ndonjë kështu, se ka disa emra që... Pashë një status të Elisa Spiropalit që ishte thumbues, i shkruar shumë bukur me chat GPT besoj, se ishte shkruar shumë bukur; Erion Braçe që nuk pranon Ogerta Manastirliun. Ka Kazani? Dhe “kazani” te PS-ja ka filluar të ziejë pak besoj.

Kryeministri Edi Rama: Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për t’u çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.

-Këtë tha dhe Blendi Klosi kur e kishte intervistuar.

Kryeministri Edi Rama: Po ashtu është, ashtu është. Kush përpiqet ta imitojë, bën gabim.

-Bukur fort. U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin.

Kryeministri Edi Rama: S’ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?

-Do përjashtohet? Se ajo tha “më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto”. Domethënë që lutja vetëm “më hiq qafe” apo nuk do të përgjigjesh?

Kryeministri Edi Rama: Kush thotë “hajde, këtu më ke, më vrit” e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë ...

-S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.

-Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po nuk do ta thuash. Dy. Dy vjet që ka shkelur dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha “e kisha përjashtuar për tre minuta”. Tha Martini. I thashë “gabim të përjashtosh”. Jo - tha ai.
“Unë e kisha përjashtuar - tha Martin Leka - në vend, në sekondë”. “Po Rama është tolerant - tha ai. Jo unë”.

Kryeministri Edi Rama: Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.

-Pra Elisa Spiropali ka dhe një vijë të kuqe, ndryshe përjashtohet tani.

Kryeministri Edi Rama: Jo, këto i thotë... këto janë si titujt e “Kohës tonë” të parës.
Se këtu jemi për kohën tonë, nuk jemi për këto situata doktori, shko te doktori.

Po ndodh...

ide