Hapen 229 kuti pas pretendimit të opozitës për mungesë fletësh të papërdorura, PS dërgon vëzhgues, PD asnjë përfaqësues

5 Qershor 2025, 10:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Hapen 229 kuti pas pretendimit të opozitës për mungesë

Në magazinat e KQZ në Vaqarr, ka nisur hapja e 229 kutive.

Kjo vjen një ditë pasi KAS pranoi kërkesën e opozitës, teksa është ngritur pretendimi se në këto kuti mungojnë fletë të papërdorura.

E ndërkohë, edhe pse kërkuan verifikim, asnjë përfaqësues i PD nuk është prezent për këqyrjen e kutive.

Nga ana tjetër, PS ka dërguar vëzhgues për të ndjekur nga afër hapjen e kutive.

Po ndodh...