I plagosur në ngjarjet e "21 Janarit", gazetari Fatos Mahmutaj: Shefi i sigurisë të Sali Berishës, ka qëlluar me pistoletë nga kryeministria mbi protestuesit

19 Nëntor 2025, 22:32 / POLITIKË ALFA PRESS
I plagosur në ngjarjet e "21 Janarit", gazetari Fatos Mahmutaj:

Në lidhje direkte në emisionin “Koha e Betit” në OraNews ka qenë gazetari Fatos Mahmutaj, i cili është një ndër gazetarët që ka dëshmuar në bulevard protestën e 21 janarit.

Mahmutaj ka treguar detaje që ai vetë i ka parë përgjatë raportimit të tij në terren më 2011, teksa ka thënë se ka parë Shefin e sigurisë së aso kohe kryeministër, Sali Berishës, i quajtur Arjan Allani  dhe një gardist me emrin Agim Llupo që kanë qenë aktivisht duke qëlluar gjatë asaj proteste.

“Kemi dy dënime qesharake, ndërkohë kemi 4 të vrarë pa llogaritur 137 të plagosur që zyrtarisht, i njeh  raporti që ka bërë Ministria pas ngjarjes së 21 janarit. Të përmendur me emër, mbiemër, mënyra si janë goditur dhe se ku janë goditur.

Ndërkohë un do t’ju them nga unë personalisht që e kam parë me sytë e mi. Në platformën ku ndodhesha unë, kam parë flakën e dy armëve të drejtuar drejt turmës ku isha unë sepse isha në transmetim live.

Kam mësuar më pas emrin e gardistit, Agim Llupo, dhe mendoja se ishte në një dritare të Kryeministrisë por ishte në një dritare bodrumi. Kështu më jepte përshtypjen nga aty ku isha.

Kemi automatikun e shkurtër. Të cilin e mësova më vonë që ishte një MP5. Ai e drejtoi dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë. Sepse flaka e armës vinte drejt meje.

Arjan Adhami, shefi i sigurisë së Berishës ka qëlluar nga sipër Kryeministrisë, me pistoletë me dorën e shtrirë drejt dhe flaka e armës së tij vinte drejt vendit ku isha unë.”- tregoi ai.

Po ndodh...