Igli Hasani në konferencë me Tanja Fajon: Anëtarësimi në BE, prioriteti ynë strategjik

26 Gusht 2024, 13:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Igli Hasani në konferencë me Tanja Fajon: Anëtarësimi

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën e përbashkët  me homologen sllovene Tanja Fajon tha Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave me qëllim integrimin në BE.

Hasani deklaroi se qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave. Përparim të vazhdueshëm është bërë në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Qeveria shqiptare eshte e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, tha ministri Hasani.

Sllovenia -tha ministri Hasani -është avokate e fuqishme për perspektivën tonë evropiane dhe të rajonit

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik. Angazhim i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh ministri duke theksuar potencialin për forcimin e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve mes dy vendeve.

 

Po ndodh...