Ilir Meta kallëzon në Prokurori Autoritetin e Dosjeve

Ashtu si e kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dhe në Prokurorinë e Posaçme kallëzimin për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Sipas tij, “anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës”.
Kallëzimi i ish-presidentit vjen pasi Autoriteti i Dosjeve nxori inicialet I.M., e një politikani të niveli të lartë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se institucioni i Autoritetit po përdoret në mënyrë kriminale në interes të Edi Ramës.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë,
Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë."


-
-
Pse nuk duhet të hidhni lëkurat e shalqirit
1 Shtator, 11:13 -
-
-
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





