
Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për heqjen e masës së sigurisë më 27 shkurt.
Gjyqtarët e caktuar janë Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.
Meta që mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij, drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ish-presidenti akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Për të, Gjykata e Posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.
Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128