Boti i ujësjellësit të Tiranës përplasi për vdekje qytetaren, reagon UKT: Jemi pranë familjes dhe po ndjekim me seriozitet të plotë zbardhjen e ngjarjes

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e kësaj të marte në kryeqytet, kur një bot i ujësjellësit shtetëror përplasi për vdekje një grua që lëvizte me motor elektrik.
Shoqëria shtetërore shpreh keqardhjen e thellë për aksidentin e ndodhur tek Bulevardi "Gjergj Fishta” dhe i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës.
"Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes dhe po ndjekim me seriozitet të plotë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse", thuhet në mesazhin e ndarë nga UKT.
Institucioni garanton se mbetet i angazhuar për të marrë çdo masë të nevojshme dhe për të qenë në mbështetje të plotë të familjes së të ndjerës. Identiteti i gruas nuk bëhet ende me dije, ndërsa shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtuesi i autobotit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është fotografuar i tronditur dhe i frikësuar, teksa ka pritur mbërritjen e efektivëve të policisë për vijimin e procedurave ligjore.
Në vendngjarje, menjëherë pas aksidentit kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës. Bashkëshorti i saj është parë në gjendje të rënduar, teksa ka shpërthyer në lot pranë vendit ku humbi jetën shoqja e tij e jetës.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128