PS miratoi sot në Kuvend rezolutën për Teheranin, PD reagim zyrtar: Shpallim Gardën Revolucionare organizatë terroriste

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot një rezolutë të rëndësishme, duke e shpallur Iranin “shtet financues të terrorizmit”. Vendimi u mor në një seancë që zgjati vetëm për rreth 30 minuta, në të cilën munguan deputetët e Partisë Demokratike.
Mirëpo vetëm pak minuta pas përfundimit të kësaj seance, kreu i PD, Sali Berisha ka vendosur të shpallë Gardën Revolucionare të Iranit, si organizatë terroriste nga llogaria e tij në rrjetin social “Facebook”, pavarësisht deklaratave të bëra më herët.
Ku ka shkruar: "Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.”
Duke shtuar më tej se dënon me forcë sulmet e Iranit në Gjirin Persik dhe mbështet përpjekjet e SHBA-Izraelit për të përmbysur regjimin.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme, u lajmërua bojkoti nga Grupi Parlamentar i PD ku sipas Gazment Bardhit, seanca ishe thirrur jashtë ditës së zakonshme të zhvillimit të saj që është e enjtja dhe me një rend dite që përfshin vetëm miratimin e procesverbalit dhe njoftime.
Postimi i plotë:
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.
Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
