Kuvendi i Shqipërisë i jep “dritë jeshile” dhe rreshtohet krah ndërkombëtarëve: Shpallim Iranin shtet financues të terrorizmit!

17 Mars 2026, 10:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Kuvendi i Shqipërisë i jep “dritë jeshile” dhe

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot një rezolutë të rëndësishme, duke e shpallur Iranin “shtet financues të terrorizmit”. Vendimi u mor në një seancë e cila zgjati vetëm për rreth 30 minuta.

Rezoluta u miratua me 79 vota pro dhe vetëm 1 abstenim, duke reflektuar një mbështetje të gjerë nga deputetët e mazhorancës. Gjatë diskutimeve, ligjvënësit theksuan rëndësinë e këtij akti në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit dhe forcimin e sigurisë globale.

Sipas përmbajtjes së rezolutës, Kuvendi dënon çdo formë mbështetjeje financiare apo logjistike për organizata terroriste dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkëpunim më të ngushtë në këtë drejtim.

Të pranishëm në këtë seancë, përpos deputetëve të PS, ishte dhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri si dhe Redi Muçi, ndërkohë nga ana tjetër, demokratët vendosën që ta bojkotonin.

Po ndodh...

ide