
Incident elektorale në Lezhë! Protestë në takimin e socialistëve, goditet fizikisht kryepolici. Reagojnë partitë


Teksa mbrëmjen e djeshme në Lezhë bëhej prezantimi i kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste, disa aktivistë dolën me pankarta në duar duke protestuar sërish për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore “INCA”.
Polica ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga sheshi “Gjergj Kastrioti” por në ato momente njëri nga aktivistet ka goditur shefin e policisë bashkiake, duke sjellë edhe shoqërime në mesin e protestuesve.
Në lidhje me këtë incident nuk kanë munguar dhe reagimet nga të dy kahet politike. Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj reagoi pas daljes nga komisariati i Lezhës, ku ndodhej për të ndërmjetësuar lirimin e tre protestuesve. Ai e cilësoi shoqërimin e tyre si një veprim të stisur nga Policia Bashkiake dhe të përdorur politikisht.
Socialistët nga ana e tyre e cilësuan gjithçka ndodhi një përpjekje për të krijuar tensione politike dhe për të prishur mitingun elektoral të tyre.
“Si forcë politike, nuk do të tolerojmë askënd që në mënyrë të paligjshme ndërhyn apo pengon tubimet elektorale të cilësdo parti. Ftojmë të gjithë aktorët politikë të tregojnë përgjegjësi, të mos manipulojnë opinionin publik dhe të mos manipulojnë akte që ndotin klimën elektorale në Lezhë. Çdokush ka të drejtë të protestojë, por brenda kornizës ligjore dhe pa cenuar aktivitetet politike të askujt”, thuhet në deklaratën e PS.
Ngjarja ka nxitur reagime të forta në skenën politike të Lezhës, ndërsa qytetarët dhe shoqëria civile presin një sqarim mbi rolin e policisë dhe të drejtën për protestë në kuadër të fushatës elektorale.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128