Investitori strategjik Ilir Trebicka në dosjen e Ballukut, ja çfarë ka përfituar nga Rama

Ilir Trebicka, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive publike falë miqësisë me Edi Ramën, rezulton pjesë e dosjes së SPAK-u për zv/kryeministren Belinda Balluku.
Pozitat e oligarkut Trebicka kompromentohen rëndë penalisht nga bisedat mes ish kreut të ARRSH-së Evis Berberi dhe Belinda Balluku. Nga përmbajtja e bisedave të përgjuara del në pah mekanizimi korruptiv se si Trebicka përfiton leje për kulla, resorte, komplek vilash, fotovoltaike, para publike dhe favore të tjera të paligjshme.
Emri i Trebikcës është mes biznesmenëve që përmendet shpesh në fashikujt hetimorë, ku jepen porosi për leje, tendera dhe pazare me pasuritë publike. Komunikimet kompromentuese mes Ballukut dhe Berberit tregojnë se si jepen urdhëra për të ndarë pasurinë publike si llokma për biznesmenin pranë kryeministrit Edi Rama. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të marrë nën përgjegjësi penale oligarkun e kullave dhe resorteve apo prokurorët do të mbyllin sytë para disa veprave penale si korrupsion, ndikim të paligjshëm, shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike si dhe për pastrim parash.
Ish baskebollisti që u kthye në oligark falë miqësisë me kryeministrin Edi Rama që nga koha kur të dy kanë qenë të angazhuar me basketbollin, ka përfituar miliona m2 prona publike, leje për ndërtim kullash, kompleks pallatesh, vilash dhe resorte nga Tirana në Dhërmi.

Ortaku i tij kryesor i Ilir Trebickës në operacionet financiare një tjetër Ilir, Ilir Hoxhallari, përfitues i miliona euro para dhe pasuri publike. Gjashtë vite më parë, dy Ilirët kanë marrë statusin e investitorit strategjik dhe leje për një fshat turistik në zonën e Dhërmiut, përmes kompanisë Drimadhe I & I shpk, shoqëri që mban në fund inicialet e dy ortakëve.

Bëhet fjalë për kompleksin turistik “Thymus”, i cili përmban 2 hotele dhe një fshat turistik me 38 vila dy-tre katëshe që po ndërtohet në Dhërmi. Më vonë, Edi Rama vendosi t’i shtojë edhe 2,336 metra katrorë sipërfaqen e ndërtimit për mikun e tij Ilir Trebicka. Vendimi për ndryshimin e projektit është marrë 5 vite pasi subjekti mori statusin e investitorit strategjik, në vitin 2019.
Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi në vitin 2024 jo vetëm që investitori të ndryshojë projektin, por të miratojë edhe ndryshimin e zhvilluesit të tij. Duke krahasuar planvendosjen e vitit 2019, kur Ilir Trebicka mori statusin e investitorit strategjik me kusht, me atë të vitit 2024 vihen re ndryshime në numrin e kateve do të pësojnë dy hotelet, që do të konvertohet edhe në shtim të sipërfaqes ndërtimore.

Një tjetër ndryshim thelbësor është ai i zhvilluesit të këtij projekti. Nëse më parë Ilir Trebicka kishte marrë përsipër ndërtimin e “Hotel Chaonians Deluxe” një hotel me 4 yje, për një vlerë 5.5 mln euro, tashmë porositës dhe zhvillues do të jenë “Drimadhes I&I”, “Chaonian” Sh.p.k dhe Kristaq Duni.
Ajo që e bën të dyshimtë këtë lëvizje është fakti se dy Ilirët ia kanë “shitur” vetes investimin strategjik, pasi ai zotëron 51% të kuotave të “Drimadhes”, ndërsa 49% zotërohen nga Ilir Hoxhallari. Ky i fundit zotëron 50% të aksioneve te kompania tjetër “Chaonian”.
Pavarësisht vendimit të KKT-së për ndryshimin e zhvilluesit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit as Ilir Trebicka dhe as kompania “Drimadhes I&I”, nuk kanë depozituar deri më tani ndonjë dokument që të vërtetojë këtë transaksion. Referuar adresës që lexohet në vulat e kompanive, mbi maketin e ndryshimeve të depozituar pranë KKT-se, të treja kompanitë “Drimadhes I&I”, “Chaonian” Sh.p.k dhe ajo projektuese “Trema” kanë të njëjtën adresë.
Kamuflime dhe dyshime për pastrim parash
Dy bizenesmenët dyshohet se shërbejnë edhe si hinkë për qarkullimin e parave me burim të dyshimtë, përfshirë edhe kompaninë e hoteleve dhe vilave Drimadhe I & I me kapital 100 mijë lekë. Dy Ilirët kanë në pronësi përmes Drimadhe I & I edhe shoqërinë NIKO P&I sh.p.k., me administratore dhe bashkëpronare zonjën Pamela Bardhaj, drejtoreshë e Spitalit të Durrësit, e cila ka firmosur tendera me vlerë qindra milionë euro.

Kompania është themeluar në mars të vitit 2024 me kapital 100 mijë lekë. Dyshimet shtohen pasi zonja Bardhaj kamuflohet si aksione në kompaninë NIKO P&I sh.p.k. përmes shoqërisë Niko Projects shpk. Zyrtarja publike Pamela Bardhaj është pronare me 100 % të aksioneve në kompaninë e ndërtimit Niko Projects shpk, themeluar në vitin 2022, me kapital 62 mijë euro, me administrator Dorian Bardhaj.

Niko Projects e zonjës Bardhaj ka 50 % të aksioneve në kompaninë NIKO P&I sh.p.k, në të cilën janë aksionerë edhe dy Ilirët përmes Drimadhe I & I shpk. Në korrik të vitit 2024, KKTU-ja me në krye Edi Ramën miraton lejet e radhës për kullat dhe resortet. Përpos të tjerave, miraton edhe lejen për objektin; “Niko Coastal Retreat” Struktura rezidenciale me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Niko P&I” sh.p.k dhe “Drimadhë I&I” sh.p.k.

Pra, leje për ndërtimin e resortit miratohet në favor të Ilir Trebickës, Ilir Hoxhallarit dhe Pamela Bardhajt. Bëhet fjalë për një investim miliona euro. Dy janë pyetje që shtrohen natyrshëm;
Cili është burimi i financimit për ndërtimin e dy resorteve?
Në çfarë forme është përfituar prona mbi të cilën do ndërtohen resortet?
Disa dosje të SPAK-ut për goditjen e krimit dhe korrupsionit kanë treguar se në shumë raste kullat dhe resortet janë gjeneratori kryesor i pastrimit të parave të trafikut të drogës, korrupsionit dhe skemave të mashtrimit.
Ndërkaq, Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin e fundit për klimën e investimeve në Shqipëri, theksohet se ligji për investimet strategjike nuk kishte përmbushur misionin për të thithur investitorë të thuaj, por ai kishte shërbyer për të favorizuar biznese të lidhura ngushtë me qeverinë.
Hoteli top në vend të ‘Asllan Rusit’ qokë për Ilir Trebickën
Në gusht 2025, Elira Kokona hapi procedurat për “rijetëzimin” e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, në kuadër të plaçkitjes së kësaj pasurie, për t’a kthyer në hotel privat për klientin e radhës së pushtetit. Dy muaj më vonë, u shpall fitues një projekt i studios holandeze MVRDV, e njëjta që ka projektuar kullën me fytyrën e Ramës në qendër të Tiranës.

Në letra, thuhet se do të ndërtohet një hotel në formë topi basketbolli, por në fakt pas studios qëndron biznesmeni Ilir Trebicka, ish-shok i Edi Ramës nga koha e basketbollit.
Trebicka, përmes kompanisë Trema Tech sh.p.k., ka kontraktuar studion e huaj për të legjitimuar projektin, që në realitet është një biznes privat mbi truallin publik të Pallatit të Sportit. Elira Kokona ka firmosur dokumentet, ndërsa Rama do ta prezantojë si “vlerë arkitekturore”.
Ky është një akt i pastër tjetërsimi prone publike dhe abuzimi me fondet e shtetit, një dosje që SPAK duhet ta kishte hapur, nëse nuk do të ishte kthyer në një spektator të plaçkitjeve qeveritare.
Në fillim të muaj korrik 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit me në krye Edi Ramën ka miratuar një leje për Ilir Trebickën dhe Ilir Hoxhallarin për të ndërtuar një kompleks vilash dhe pallatesh në Farkë, mbi tokë të përfituar në mënyrë të dyshimtë.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me banesa individuale 1 dhe 2 kate me mure rrethuese dhe godina banimi 1, 2, 3 dhe 4 kate me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trema Investment” sh.p.k.“, thuhet në vendimin e KKT.
Kompania Trema Investment është në pronësi të Ilir Trebickës, i cili ka 40 % të aksioneve, Ilir Hoxhallari 20%, turku Yusuf Gõkdemír 20% dhe Ermal Koka 20%. Ilir Trebicka është edhe administrator i kompanisë përfituese, themeluar në vitin 2023, me kapital 100 mijë lekë.

Turku Yusuf Gõkdemír është një presonazh kontrovers dhe me aktivitet të dyshimtë, ndërsa është monitoruar për pastrim parash dhe skema mashtrimi në Shqipëri.
800 hektarë tokë në Divjakë
Ilir Trebicka dhe Ilir Hoxhallari kanë marrë në vitin 2018 rreth 800 hektarë prona publike në Divjakë për të ngritur një fermë, ndërsa 5 vite më vonë ka marrë leje për një impiant fotovoltaik, me kapacitet të instaluar 78.5 MW, në bashkëpunim me Shpëtim Osekun dhe anglezin Marin Metsel.

Pronën publike e kanë përfituar përmes kompanisë Agro Iliria Group, me të të cilës kontrollon edhe kompanitë Agro Iliria Solardhe PELIKAN ENERGY. Pronari i Agro Iliria është fermeri Shpëtim Oseku nga Gjakova, i cili në rastin konkret është përdorur si maskë nga Trebicka për të përlarë pronën publike.

Prona publike falas është përfituar me vendim Këshilliit të Investimeve Strategjike, me në krye Edi Ramën, pa garë dhe me paracaktim për shokun e tij Ilir Trebicka.
Edhe kjo dosje është për Altin Dumanin dhe SPAK, pasi plani i zhvillimit ishte për 800 hektarë, por ky eksperiment dështoi pas disa viteve pasi kulturat rezultuan jo të përshtatshme për kultivim në tokë të kripur.
Në gusht të vitit 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit me në krye Edi Ramën lejen e zhvillmit për ndërtimin e një kulle të quajtur “Grand Park Skyline”, me vendndodhje në Rrugën “Adem Jashari”. Kulla do të ngrihet ngjitur me derën e Gardës së Republikës, ne vendin ku sot gjendet ndërtesa katër katëshe e Tirana Bank. Përfituesi kryesor i kësaj kulle është pikërisht Ilir Trebicka.

Për lejen e përbindëshit në hyrje të Parkut të Liqenit, zona më e shtrenjtë e Tiranës, ka hyrë si ndërmjetës Trebicka. Ende pa u shembur godina e Tirana Bank për t’u hapur gropa ku do të mbijë kulla, ka nisur shitja e apartamenteve me çimim dysheme 10 mijë euro m2. Në katet e para çmimet arrijnë deri në 30 mijë euro m2.
Po kush blen sot një apartament me vlerë 1.5 deri në 2.5 milionë euro?
Ftojmë SPAK-un të verifikojë kontratat e Trebickës, për të kuptuar se si paratë e drogës dhe korrupsionit kanë nisur të hyjnë rrugë bankare, para të cilat do të shërbejnë për ‘ujitjen’ e kullës deri kur të rritet 40 kate./Prapaskena.com
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
