“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”/ Qytetari replika me Berishën në Kurbin
Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet.
Qytetari i thotë Berishës se shumë figura të PD-së janë konsumuar dhe se kjo forcë politike duhet tju hapë rrugë të rinjve.
Në përgjigje Berisha i thotë se PD-ja është një parti që sipas tij ka ripërtërirë dhe do ripërtërijë veten vazhdimisht për të përmbushur misionin e saj.
Qytetari: Shumë figura të PD-së që kanë qenë jashtëzakonisht politikanë të shquar, janë konsumuar dhe kam një mendim që duhet t’i hapin krahun të rinjve. Të konsumuarit, ndër vite kanë qenë shumë të suksesshëm… Dikush mund të thotë që është konsumuar dhe dr. Berisha, por ai është playmaker i PD-së. Kanë dështuar shumë udhëheqës botëror, ndërsa doktori i ka qëndruar kohës.
Berisha: Faleminderit shumë për mbështetjen. Ju garantoj që PD-ja është një parti që ka ripërtërirë dhe do ripërtërijë veten si kusht vendimtar për të përmbushur misionin e vetë. Kjo s’ka asnjë mëdyshje. Krahas kësaj përpjekje, jemi në një analizë që nuk e ndërpresim. Analizën do e bëjmë. Secili demokrat është i ftuar të bëjë sugjerime dhe kritika dhe përsëri do jeni ju me votën tuaj që do zgjidhni njerëzit që doni. Ky është kusht që PD-ja të respektojë lirinë tuaj. Vota është liri dhe ne nuk i ndahemi kësaj.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
