Ish-deputetja Rudina Hajdari në protestë, përlotet kur kujton të atin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, është përlotur teksa mbante fjalën në foltoren e protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Sipas Hajdarit, kjo protestë i kujton asaj të atin, Azemin, për të cilin tha se kishte mision ta kthente Shqipërinë në një vend shprese.
Në përfundim të fjalimit të saj në protestën e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari u emocionua teksa përmendi babanë e saj. Ajo tha se ai kishte vetëm një mision për Shqipërinë e ajo do të luftojë për ta përmbushur.
“Unë jam Rudina Hajdari, sot të flas këtu është një privilegj i madh, së pari në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur sot këtu më kujtoni Azem Hajdarin. Azemi kishte vetëm një mision, që ta kthente Shqipërinë në vend të begatë dhe ju më mbushni mua me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë që kjo ëndrra e tij të bëhet realitet. Ju përqafoj, ju dua shumë të gjithëve! Fitore, fitore dhe vetëm fitore!”, tha Rudina Hajdari.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128