Ish-prokurori Beci: McGonigal mblodhi në Belsh gjyqtarë, u premtoi të kalonin vetingun kundrejt parave, SPAK të provojë sa herë takoi Ramën!
'SPAK të dërgojë letërporosi në SHBA!'
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi sot dosjen me hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Avokati i njohur Eugen Beci, ish kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nxit SPAK të dërgojë letërporosi për ta siguruar këtë raport si provë për hetimet që janë hapur këtu për të zbuluar dhe dokumentuar lidhjet e McGonigal me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarët e drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi.
I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e sotme në Syri Tv, Beci tha se SPAK duhet të verifikojë hyrje daljet e ish agjentit të FBI-së në kryeministri dhe rolin që ka pasur në reformën në drejtësi, duke zbuluar dhe detaje të panjohura më parë.
Historitë e takimeve të McGonigal me zyrtarë të drejtësisë në lokalet e Belshit, ku kundrejt parave u premtonte të kalonin vetingun.
Eugen Beci: Ky raport a shërben për hetimet që ka SPAK që i ka të hapura. Ky raport a do të mund të vijojë idenë e bashkëpunimit të ndërsjelltë juridikë mes dy shteteve. Nëse drejtuesi i SPAK ka mbështetje nga SHBA që kanë dhënë një dënim të qartë për ish agjentin e FBI-së, dhe nëse mbështetja është për këtë cështje, zgjidhja del. Ky raport do të përkthehet në letër porosi që SPAK do i kërkojë SHBA-së me të dhëna e prova. Kjo letërporosi që do të vijë nga SHBA në Tiranë a do të mundet të ndihmojë SPAK për hetimet që ka në lidhje me çështjen e McGonigal. E dyta a do të çelin një dritare tjetër për të hetuar si Mc Gonigal shkeli protokollet e republikës së Shqipërisë duke hyrë në selinë e SPAK.
SPAK a do të mundet gjatë hetimit të konstatojë si është dokumentuar hyrja e dalja e tij në ambientet e qeverisë. Mënyra si, ky raport do të ndihmojë për të zbardhur si është hartuar reforma në drejtësi. A ka pasur legjenda urbane? A kanë qenë legjenda të restoranteve të Belshit, ato që McGonigal takonte zyrtare të lartë të drejtësisë e u thoshte do të kaloj ty e ty do të ngel në veting.
Cim Peka: Pse përmend Belshin?
Eugen Beci: Mc Gonigal ka pasur disa takime në atë zonë me zyrtarë të lartë të drejtësisë, ku kundrejt pagesave u ka premtuar që të kalojnë vetingun e të kalojnë sa më lehtë reformën në drejtësi.
Raporti i Departamentit të Drejtësisë e shoh në dy drejtime. Të ndihmojë SPAk për të dhënat që kanë mbledhur agjentët federalë dhe për të hapur një diapazonë në SPAK që do të hetojë dhe minimalisht do të pyesë se çfarë marrëdhëniesh ka pasur me shtetas shqiptarë, qeveritarë shqiptarë e ish drejtues të gjyqësorit shqiptar, në raport me reformën në drejtësi.
Ish kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda tha se hetimet tashmë janë të hapura dhe dosja e Departamentit do të ishte një provë e vlefshme për hetimet në Shqipëri.
“Ato prova nëse vijnë në rrugë diplomatike përmes letërporosisë në ndihmë të ndërsjelltë juridike bëhen të vlefshme për Shqipërinë. SPAK duhet ti gërshetojë me veprimet konkrete këtu.
Pra sa herë ka shkelur Mc Gonigal në kryeministri? Pyetet Garda.
Merren kamerat për të parë sa herë ka hyrë e ka dalë.
Reforma në drejtësi. Kë ka takuar Mc Gonigal. A kaloi vetingun personi që ka kaluar vetingun?
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
