Ish-zv.ministrja plas deklaratën e fortë: Arben Kraja ka folur për rastin tim 2 muaj para se të jepej vendimi, këtu lindin dyshimet se...

25 Maj 2023, 08:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-zv.ministrja plas deklaratën e fortë: Arben Kraja ka folur
Në procesin ndaj Rovenda Vodës, bie në sy një gafë e rëndë e ish drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja. Dy muaj para se të jepej vendimi në Apel, ai deklaron në një studio televizive se dënimi për zonjën Voda kishte marrë formën e prerë. Këtu, lindin dyshimet se gjithcka mund të ishte paracaktuar.

"Dy muaj para se të jepej vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Z. Kraja ka folur në një emision televiziv për rastin tim se për Znj. Voda është dhënë vendim i formës së prerë. U duk sikur vendimi ishte paracaktuar. Mund ta përdorja si element prove", u shpreh ish Zv. Ministrja Voda. "Mos të harrojmë që kemi sot prokurorë të dënuar për 2 mijë euro, zv. ministra të dënuar për 1 mijë euro dhe për një arkë peshk dhe kemi burime njerëzore dhe burime të tjera të shpenzuara më kot kurse kur bëhet fjalë për të ndjekur ata të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj, pra korrupsionin galopant që është në Shqipëri", tha avokati Arbër Hoxha.

Po ndodh...