
Itali-Shqipëri bëhet rast politik në Europian. Kryeministri Edi Rama kritikohet për ‘një akt të turpshëm’

Gjithçka është gati për debutimin e Italisë së Luciano Spallettit në “Euro 2024”, që do të ndodhë të shtunën e 15 qershorit, prej orës 21:00 në Dortmund, ndaj Shqipërisë… Kështu e nis shkrimin media italiane “Fanpage”, duke nënvizuar edhe një fakt që i bën shumë përshtypje nga “toka e shqiponjave”:
“Në Tiranë dhe rrethinat e saj, pritshmëritë dhe entuziazmi tashmë janë ngritur në nivelet më të larta, në atë masë sa vendi do të paralizohet praktikisht gjatë turneut kontinental. Rikthimi i kombëtares shqiptare në një kompeticion të këtij niveli, për herë të dytë pas vitit 2016, dhe debutimi ndaj kampionëve në fuqi të Europës e shtynë qeverinë shqiptare të pezullojë të gjitha seancat parlamentare, duke ndezur polemika të ashpra nga opozita kundër kryeministrit Edi Rama: “E turpshme”.
Një vend i tërë mban frymën dhe jo për një finale apo titull të fituar, por për një ndeshje debutuese në Europian. Kjo do t’i ndodhë në ditët në vijim Shqipërisë, kundërshtarit të parë të Italisë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, me synimin e të gjithë kombit që të ndjekë rikthimin e “shqiponjave të zeza” në nivele ndërkombëtare, pas paraqitjes së tyre të fundit, tashmë në “Francë 2016”. Pak rëndësi ka që kombëtarja e drejtuar nga Silvinho është përfshirë në grupin klasik të kekurt, i cili përfshin jo vetëm axurrët, por edhe Kroacinë e Spanjën.
Kuvendi i Shqipërisë pezullon seancat, bllokohet për 10 ditë
Kampionati Europian i Shqipërisë mund të përfundojë që më 24 qershor, me ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Spanjës, por për të gjithë periudhën e ndeshjeve, Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar programet dhe angazhimet politike. Sipas shtypit vendas, kryeministri Edi Rama ka lejuar një pjesë të mirë të 140 deputetëve të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të mbështetur kombëtaren e tyre. Seanca plenare e kësaj jave nuk do të zhvillohet të enjten, siç ndodh zakonisht, por është afruar të mërkurën, pasi shumë njerëzve që do të udhëtojnë me makinë iu duhet më shumë se një ditë kohë për të arritur në Dortmund.
Mbi 50 mijë tifozë shqiptarë në stadium për Itali-Shqipëri
Ndaj shumica e përfaqësuesve politikë shqiptarë do ta ndjekin ndeshjen kundër Italisë në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Pritet një valë e kuqe në “Signal Iduna Park” për të mbështetur kombëtaren e Silvinhos, duke pasur parasysh shqiptarët e shumtë në Gjermani, që mundën të blinin biletat e ndeshjes, të rezervuara për tifozët “neutralë”. Pas ndeshjes debutuese kundër Italisë, parlamentarët shqiptarë do të qëndrojnë në Gjermani edhe për sfidat kundër Kroacisë në Hamburg, më 19 qershor, dhe kundër Spanjës në Dusseldorf, më 24 qershor, duke shtyrë për një datë të mëvonshme çdo takim dhe vendim të brendshëm politik, me pasojë polemika nga ana e opozitës, e cila shpërtheu ndaj Edi Ramës, kryeministrit: “Qëndrim i turpshëm”!

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128