Izolimi i Berishës në shtëpi, reagon Gazment Bardhi: Ngjan si përndjekje politike!

Gaz Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme për dhënien e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në reagimin e tij Bardhi thekson se masa e arrestit ndaj Berishës është si e panevojshme dhe ngjan si përndjekje politike.
Reagimi i plotë:
Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.
E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund t’i pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.
Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.
Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.
Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!
-
Pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, vjen reagimi i Berishës
30 Dhjetor, 17:02 -
-
Kosovë/ Qëllohet me armë zjarri ndaj Policisë në Zubin Potok
30 Dhjetor, 16:32 -
Dosja McGonigal/ Rama gënjen, por sytë e tij jo!
30 Dhjetor, 16:25
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




