
Kandidati i qarkut të Durrësit Nazmi Shuli: Koalicioni Euroatlantik është zgjidhja e duhur për të siguruar meritokraci në çdo hallkë të shtetit

Ish-oficeri i policisë dhe kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit, Nazmi Shuli, ka reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, Shuli shprehet se ndihet i nderuar që i është besuar mundësia për të përfaqësuar Koalicionin Euroatlantik në këtë garë, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e duhur, në momentin e duhur, kundër politikës që ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.
Ai theksoi se vetingu në politikë, lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e meritokracisë në çdo hallkë të pushtetit janë shtyllat kryesore të vizionit të Koalicionit Euroatlantik, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshimin e vërtetë.
“Vota juaj e lirë është e ardhmja jonë!” – përfundon mesazhin e tij Shuli.
Statusi i Shulit:
Të nderuar miq, shokë, dashamirës, banorë të Durrësit, Shijakut dhe Krujës ( Qarku Durrës).
Ndihem i nderuar që më jepet mundësia që të jem kandidat për deputet dhe te përfaqësoj, Koalicionin Euroatlantik për Qarkun Durrës.
Koalicioni Euroatlantik për mua është zgjidhja e duhur, në momentin e duhur, kundër politikës 35 vjeçare, politikës të vjetër (xhaketave të vjetra).
Doktrina e Koalicionit Euroatlantik është veting në politikë, luftë kundër korrupsionit, institucinalizimin e meritokracisë në çdo hallkë të pushtetit, kundër kultit të individit, kundër politikës së vjetër, që mban peng demokracinë për më shumë se 3 dekada.
Vota juaj e lirë është e ardhmja jonë.
Mirënjohje pafund për secilin prej jush miqtë e mi.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128