
Kaos te Laçi/ Lojtarët nuk stërviten prej disa ditësh, klubi paralajmëron masa

2 javë përpara fundit, situata në shtëpinë e Laçit është bërë alarmante, ku ekipi nuk zbret në stërvitje, kjo pasi mes drejtuesve të klubit dhe stafit teknik ka pasur një përplasje të fortë, madje nuk kanë munguar debatet dhe tonet e larta.
Kjo është një situatë e paprecedentë, e cila ndikon jashtëzakonisht shumë tek ekipi në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit.
Situata është renduar shumë pas humbjes së fundit, asaj kundër Teutës, dhe që nga ajo sfidë e së shtunës, lojtarët nuk janë stërvitur në asnjë moment.
Për ta bërë publik këtë lajm ka menduar vetë klubi i Laçit me anë të një reagimi për mediat, duke shtuar se sot në orën 18:00 do të zhvillohet një mbledhje urgjente me lojtarët dhe stafit ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda.
Në reagim, klubi i Laçit shton se kjo mbledhje do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

ide

Fushata e lodhur e Edi Ramës!


5 mësime që Berisha i dha Shqiptarëve me 6 milionë dollarët e tij!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128