Kaosi në Kuvend/ Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë, ja kur del fatura e dëmeve
Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare në Parlament, nuk ka kaluar pa pasoja.
Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre.
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se fatura totale e dëmeve do të dalë brenda 8 tetorit, por nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara.
Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane.
Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro.
Sipas verifikimeve të deritanishme, 4 janë deputetët që mund të paguajnë më shumë: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, që kishte shishen e benzinës.
Kostoja do të ndahet vetëm mes deputetëve që kanë pasur veprime aktive shkatërruese. Deputetë që vetëm kanë zhvendosur karrige jashtë, por pa i thyer/djegur ato, nuk do të penalizohen.
Grupi i punës po këqyr kamerat e brendshme të Kuvendit si dhe ato në oborr, transmetuar nga media. Kostot nuk do të mbahen nga paga e këtij muaji.
Fatura do t’i njoftohet secilit dhe do ju lihet kohë ta paguajnë vullnetarisht. Nëse nuk e bëjnë, do t’u mbahet nga paga.
Mësohet se Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128