KAS shtyn rezultatin e Kukësit/ I lihet kohë PD-së për të paraqitur të dhënat nga Diaspora
30 Maj 2025, 12:45 / POLITIKË
Komisioni i sanksioneve dhe ankesave vendosi t’i lërë ende kohë PD për të paraqitur provat mbi zgjedhjet e 11 majit në Kukës.
Shkak u bënë pretendimet se KQZ ende nuk i kishte dhënë opozitës të dhënat e plota të votuesve të diasporës, material që duhet t’i kishte dorëzuar DHL.
Prej administratës u tha se deri më tani dosja e plotë e emigrantëve nga Greqia i është dhënë selisë blu.
Një tjetër shqetësim i opozitës ishte dhe mungesa e të dhënave të tjera zyrtare nga KQZ.
Ndërkaq ankimet tashmë kanë nisur dhe nga kandidatët.
Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha kërkojnë rinumërimin në tiranë. Iliriana Kuçana ankesë ka paraqitur në Durrës për hapjen e kutive.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
