Lajme flash

“Ke humbur shumë me medaljen e Izraelit”/ Rama-komentuesit: Shqipëria krah BE-së, mbështet armëpushimin!

8 Prill 2025, 09:37 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ke humbur shumë me medaljen e Izraelit”/ Rama-komentuesit:

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj një komentuesi, që tha se “kryeministri ka humbur shumë me medaljen presidenciale që ka marrë nga Izraeli”.

Rama iu përgjigj, duke i thënë se medalja është për popullin shqiptar.

Ai shtoi se Shqipëria në raport me atë që ndodh në Gaza, ka qenë krah BE-së, mbështet armëpushimin.

Ai shtoi se Tirana është për zgjidhje me dy shtete.

Edi Rama: Pse kam humbur shumë? Thjesht u nderova për ndihmën që ka dhënë populli shqiptar ndaj izraelitëve. Shqipëria ka qëndruar krah BE dhe ka mbështetur armëpushimin.

Ne kemi qenë e jemi për zgjidhje me dy shtete. I referohem fakteve dhe emocioneve të pakuptimta. Vlerësimi është për popullin shqiptar, që u bënë mburojë e hebrenjve.

Kurani dhe Bibla janë burim i jashtëzakonshëm ushqimi dhe lehtësimi i vetëpërmbajtjes. Kjo është mendoj më e mira për t’u bërë.

 

Po ndodh...