Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

11 Gusht 2025, 10:16 / POLITIKË ALFA PRESS
Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa

Gjykata e Posaçme cakton datën 13 gusht, ora dhjetë si ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg.

Kjo datë është caktuar  nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Cela që do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë, pasi javën e kaluar gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli mos kompetencën.

Ilir Meta javën e kaluar përmes avokatit insistoi se kërkesa e tij duhet shqyrtuar nga  gjyqtari i çështjes e po ashtu duhet të jenë të pranishëm dhe njëri nga prokurorët e dosjes

Po ndodh...