Këto ndodhin edhe në botë.../ Rama ironizon përmbytjet në vend: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua për reshjet në vendet europiane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve në disa qytete të vendit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të vendeve të tjera të Europës, si Italia, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi që janë përmbytur si pasojë e reshjeve.
Krahas pamjeve, ai ironizon duke thënë “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”.
Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Për pasojë disa zona janë përmbytur, ku më kritike është paraqitur situata në Durrës.
Problematikat vijojnë në zonat periferike të Durrësit, ku rreth 800 banesa dhe dhjetëra biznese janë përmbytur, ndërsa Emergjencat Civile dhe ushtria janë në terren.
Po ashtu është prekur dhe procesi mësimor, ku në disa zona nuk është zhvilluar për shkak të reshjeve të dendura.
Ndërkohë opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për përmbytjet, duke theksuar se shkak nuk janë reshjet.
Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf????????♂️ pic.twitter.com/nx4dms6Nh6
— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026
Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e… pic.twitter.com/sCleOghzIh
— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
