Marjana Koçeku reagon pas largimit nga PS: Zot, më jep forcë

15 Qershor 2026, 22:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Marjana Koçeku reagon pas largimit nga PS: Zot, më jep forcë

Deputetja Marjana Koçeku, e cila një ditë më parë njoftoi largimin nga Partia Socialiste dhe vijimin e mandatit si deputete e pavarur, ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, Koçeku ka publikuar një lutje, ku shkruan: “Zot, më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtësisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve të humbura.”

Në deklaratën e bërë publike një ditë më parë, Koçeku theksoi se largimi nga Partia Socialiste nuk ndryshon bindjet dhe parimet e saj.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruante ajo.

Vendimi i Koçekut për të vijuar mandatin si deputete e pavarur ka shkaktuar reagime të shumta në politikë, ndërsa lëvizjet e saj të fundit po ndiqen me interes në skenën politike.

Po ndodh...

ide