"Është aluduar për lidhje me Shkëlzen Berishën"/ Gazetarja Lala flet për Shtufin: Dyshohet se pastroi paratë e drogës, hante nga të gjithë anët...

15 Qershor 2026, 23:25 / POLITIKË ALFA PRESS

"Është aluduar për lidhje me Shkëlzen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ndërtuesin Ilir Shtufi, i cili dyshohet nga SPAK se ka pastruar paratë e drogës në ndërtime. 

Lla tha se Shtufi ka patur lidhje politike nga të dyja krahët, ndërkohë që planifikonte të investonte në resortin e Samir Manes në Palasë. 

"Është aluduar shpesh për lidhje me Shkëlzen Berishën, i takon hetimit ta zbardhë. Sikurse Shtufi përflitet edhe në dosjen e Belinda Ballukut, del në lidhje edhe me funksionarë të PS. Ka ngrënë nga të gjithë anët, nuk doli nga asgjëja", tha ndër të tjera Lala. 

Ka pastruar sipas SPAK paratë e Luçiano Koçekut. Për lidhjet politike, del njëherë te dosja e Ballukut dhe është folur për lidhje me Shkëlzen Berishën. Këto në dosje nuk përmenden.

Ai planifikonte të investonte edhe në Palasë. Këtë duhet ta hetojë prokuroria. Paralelisht në Palasë, një pjesë e pronave dyshohet të kenë qenë të falsifikuara dhe arkitekti i falsifikimit dyshohet Artur Shehu.

Ka një përmendje të Samir Manes. Sa i përfshirë është zoti Mane, e heton prokuroria. Personazhe si Artur Shehu, Ilir Shtufi, Alfredo Hamzaj që është njeriu qëndror te “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, edhe Artur Koçeku, kishin interes të ndërtonin…

Shtufin e shoh si njeri që ka patur fije të fshehta me pushtetin.

Flitet për tre pallate në dosje, kulla", tha ndër të tjera Lala. 

 

Po ndodh...

ide