Ishte heroi i Kepit të Gjelbër, kush është Vozinha portieri që vlen 50 mijë euro dhe që ‘i nxiu jetën’ Spanjës

16 Qershor 2026, 00:00 / SPORT ALFA PRESS

Ishte heroi i Kepit të Gjelbër, kush është Vozinha portieri

Të luash në një Botëror është ëndrra e çdo futbollisti, pavarësisht moshës së tij. Josimar Dias, më shumë i njohur si Vozinha e provoi se çfarë do të thotë të veshësh dorezat në një ndeshje botërori dhe të befasosh të gjithë.

Portieri i Kepit të Gjelbër i ka fituar të gjitha çmimet MVP, por kush është Vozinha, gardiani që ka një vlerë prej 50 mijë eurosh?

Portieri 40 vjeçar dhe 1.89 m i gjatë ka ardhur në këtë botëror pa një skuadër që nga largimi nga GD Chaves, skuadër e Divizionit të Dytë të futbollit portugez. Një e ardhme e pasigurt dhe një karrierë që është drejt fundit, por kjo nuk e pengoi të ishte pengesa e pakalueshme për Spanjën së cilës i duhej të fitonte të 3 pikët për të garantuar vendin e parë në grup

Vozinho nuk figuron të ketë luajtur në klube të mëdha, por është aktivizuar në një sërë ligash që i dhanë mundësinë që të jetë portieri titullar i kombëtares së tij në debutimin e tij në Botëror. Batuque dhe CS Mindelense, në Kepin e Gjelbër; Progresso, në Angola; Zimbru Chisinau, në Moldavi; Gil Vicente dhe Chaves, në Portugali; AEL Limassol, në Qipro; dhe AS Trencin në Sllovaki kanë qenë klubet ku është aktivizuar Vozinha. 

Megjithatë ato që tërheqin më shumë vëmendjen nuk janë vendet ku ka luajtur futbollisti dhe as fakti që ka qenë fitues i Kopës së Qipros në 2019, por të dhënat që ka regjistruar ndaj Spanjës. Vozinho nuk ishte i padiskutueshëm në klubin e tij, por është i padiskutueshëm me Kepin e Gjelbër. Që nga debutimi i tij në 8 shtator të 2012 ai ka zhvilluar 89 ndeshje me këtë kombëtare

Por paraqitja e tij në ndeshjen me Spanjën, imazhi i tij teksa fluturonte në portën e stadiumit të Atlantës do të mbetet në memorjen e botërorëve. Shtatë pritje, një largim, një duel ajror i fituar, 65 ndërhyrje, 42 pasime dhe një saktësi prej 69%. Të dhëna këto që vlejnë çmimin si Lojtari më i Mirë  ndeshjes dhe me shumë mundësi, kujtimi më i bukur për të në të gjithë karrierën e tij. Statistika këto që errësohen disi vetëm nga 13 topat e humbur.

 

Po ndodh...

ide