“Komunikimi me Ilir Metën është zero”, Kryemadhi tregon a do e vizitojë në qeli: Nuk ia uroj askujt konfliktin familjar që kam unë

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se komunikimi i saj me Ilir Metën është zero prek 7 muajsh. Ajo theksoi se nuk e ka vizituar në qeli pas arrestimit pas ish-bashkëshorti i saj nuk do të pranonte.
Monika Kryemadhi: Komunikimi im me Ilir Metën prej 7 muajsh është zero, me përjashtim të ditës kur më ka ardhur padia e divorcit. Nuk kam komunikim me të. Ai ka objektivat e veta. Masa e arrestit për Ilir Metën është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Për gjëra që dyshojnë tek unë, duan tia vendosin Ilir Metën por nuk ka lidhje.
Monika Kryemadhi: Jo, edhe sikur dua unë ta vizitoj nuk pranon ai.
Ka arrestim më të madh se sa ai shpërtëror. Nuk i uroj asnjërit nga ju konfliktin familjar që kam unë. Nuk është midis njerëzve që janë marrë me shkesi, por me interes. Jemi dashur shumë, kemi bërë shumë për njëri tjetrin, kemi ecur për dore për 33 vite.
Dëshira ime për të luftuar inceneratorëve, çoi në faturën e pagimit të një fature shumë të madhe, shkatërrimit të familjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
