“Korrupsion në zgjedhje”/ Gjyqi ndaj Fredi Belerit, caktohet data për seancën e parë
3 Tetor 2023, 13:52 / POLITIKË

Gjykata e Posaçme cakton datën 12 tetor, ora 09:00 për seancën e parë të gjyqit ndaj Alfred Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të ulet në tavolinën e të pandehurve, si i akuzuar nga SPAK për “korrupsion në zgjedhje”.
Çështja në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.
Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
