Probleme të theksuara me pasurinë, KPK shkarkon Agron Zhukrin, i dha Berishës vulën e Partisë Demokratike

19 Prill 2024, 09:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Probleme të theksuara me pasurinë, KPK shkarkon Agron Zhukrin, i dha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri, për shkak të problemeve të shumta që i janë gjetur me pasurinë.

Në seancën dëgjimore për Zhukrin, e cila u mbajt dy ditë më parë në KPK, u konstatuan balance negative me shuma të mëdha, për justifikimin e pasurisë.

Në seancën që zgjati më shumë se 5 orë e gjysmë, KPK njoftoi se e kishte hetuar Zhukrin vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa vetë gjyqtari, tashmë i shkarkuar, pretendoi se i kishte përmbysur gjetjet e KPK-së dhe kërkoi hapjen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin.

Në seancë nuk munguan incidentet e batutat. Djali i Zhukrit, i cili ishte njëherazi edhe përfaqësues i tij ishte pozicionuar fillimisht në zonën ku qëndron publiku. Ai ndërhyri në një moment për të dhënë ndihmën e tij në mbrojtje, por iu tërhoq vëmendja nga punonjësit e Gardës.

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit, ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Zhukri u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Sipas relatimit, Zhukri nuk ka deklaruar ndonjë pasuri në posedim apo përdorim, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

 

Po ndodh...