Kreshnik Spahiu paralajmëron lajme tronditëse për Sali Berishën dhe Ilir Metën: ‘Plumbi i parë rikoshet’ nga amerikanët do jetë...

Ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar lajme tronditëse për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, të cilët janë bashkuar sërish bashkë në një aleancë për zgjedhjet e 14 majit. Sipas Spahiut, amerikanët i kanë menduar të gjitha. Për analistin, Berisha do pësojë të njëjtin fat si Millosheviç, Gadafi, apo Sadam Hyseni, pasi dhe ata në fillimet e tyre u rritën me vota, por pas disa vitesh i groposën politikisht dhe biologjikisht. Analizën e tij, Spahiu e nis duke komentuar fushatën e hapjes së Berishës e Metës për zgjedhjet që do të mbahen muajin tjetër. “Më dërgoi mesazh një mik i Berishës: “O Kreshnik Spahiu, a gjen në botë politikan si doktori që ndonëse ka Amerikën kundër, median kundër, oligarkët kundër, partinë dhe bashkëpunëtorët e tij kundër dhe sërish ka mbushur stadiumin plot?” E pash foton e Sali Berishës në stadium dhe më kapi e qeshura sepse mu kujtuan mitingjet e mija që mbushja sheshet dhe stadiumet jo vetëm në Tiranë por edhe në Prishtinë, Shkup, Neë York, Londër por ditën e votimit...Pasi u mendova ja ktheva një përgjigje që ta lexonte miku im, por edhe doktori i zemrës që mbushi sot stadiumin: “I dashur X.X. Urime për fushatën elektorale. Dëshiroj me zemër që Arbana Osmani dhe Luizi të mos mbledhin më shumë njerëz sesa ju në finalen e Big Brother që do mbahet në 7 Maj në stadiumin Air Albania. Në stadiumin 20.000 vendesh, ishin 15.000 pjesëmarrës (sipas shifrës që pretendoni ju) për të prezantuar 61 kryetarë bashkish. 61 x 250 = 15.250 : Konkluzioni: Çdo kandidat bashkie kishte marr me vete në stadium 250 miq, shokë dhe mbështetës”, shkruan Kreshnik Spahiu.
Fati i Berishës dhe Metës
Spahiu paralajmëron se Berisha do pësojë të njëjtin fat si Millosheviç, Gadafi, apo Sadam Hyseni pasi dhe ata në fillimet e tyre u rritën me vota, por pas disa vitesh i groposën politikisht dhe biologjikisht. Efekti amerikan po bën punën e tij por ju keni bërë llogaritë gabim:
1- Çdo lider botëror që ka shpallur Amerika Non-Grata ka pasur një rritje votash 2 vitet e para, por e ka ngrënë pas “qafe” shumë keq më vonë. Kështu është rritur lideri serb Dodik në Bosnje. Fillimisht u rrit me vota edhe Millosheviç, Gadafi, Sadam Hyseni, por pas disa vitesh i groposën politikisht dhe biologjikisht.
2- Media nuk është kundër Berishës por e kundërta, 90% e gazetave dhe portaleve janë pro Berishës dhe Metës. Të ftoj ta hapësh TV në mëngjes dhe dëgjosh Bashkim Hoxhën: 90% e titujve të gazetave janë pro opozitës grupi Berisha dhe kundër pushtetit.
3- Në vende si Shqipëria, Ballkani, lindja Afrika apo vendet arabe, sa më shumë qëndron në pushtet aq më shumë mbështetje ke në popull dhe nuk konsumohesh. Berisha ka 33 vjet në pushtet dhe politik e për këto arsye nuk mund krahasohet me nënpunësit apo aparatçikët e administratës së tij Bejko, Tabaku apo Alibeaj. Pushteti i gjatë e rrit influencën dhe nuk ta dobëson.
4- Berisha dhe Meta po hedhin lekun letër në fushatë dhe nuk luajnë si të barabartë përballë fushatës së ndershme dhe modeste të Endri Shabanit, Arlind Qorrit apo Lajla Pernaskës. Berisha dhe Meta po paguajnë më shumë euro sesa fushata e Manuel Macron në Francë.
5- Oligakët Berisha dhe Edi Rama i ndajnë bashkë. Çdo biznesmen e di rregullin e lojës: 70% tel Lala dhe 30% tek Sala”, shprehet Spahiu ndër të tjera.
Priten zhvillime të bujshme
Për analistin Spahiu, zgjedhjet e 14 majit do të jenë një goditje tronditëse për dyshen Meta-Berisha. Grushti i madh amerikan dhe përfundimtar do të jetë në zgjedhjet parlamentare 2025. Për këto arsye mik i dashur: Duro edhe 5 javë. Efekti anti-amrikan është si helmi vdekje prurës, që të ndjell me këngë e valle por të palos për tokë me vonesë. Suksesi në politik nuk matet me mitingje por me rezultatin e zgjedhjeve. Plumbi i parë rikoshet do jetë në 14 Maj, ndërsa “snajperit” amerikan do ja dëgjoni krismën në zgjedhjet parlamentare 2025. Berisha gjithmonë ka qenë kampion në mitingje por i dyti në votime. Berisha nuk dilte i pari as kur kishte Amerikën aleate, imagjinojeni tani që e ka armike. Fat i keq për ju, por shqiptarët janë pragmatistë dhe kanë nuhatje: Një ditë para zgjedhjeve, ata bëhen me fituesin sepse me ju e kuptojnë që vota ju shkon dëm. Në 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve të parët që do ju shesin, janë ata që sot mbushën stadiumin. I dashur mik, ashtu siç më dërgove foton e stadiumit plot, pres të më dërgosh një foto nga oborri bosh para zyrave të Berishës mëngjesin e datës 15 Maj. Mirupafshim dhe suksese në stadiumet e tjera!”, përfundon shkrimin Kreshnik Spahiu.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

