Kujtesë-Zgjedhjet e 1996/ Si reaguan ndërkombëtarët ndaj procesit që bëri Sali Berisha
Zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 në Shqipëri u mbajtën më 26 maj, me një raund të dytë me 2 qershor.
Rezultati ishte një fitore për Partinë Demokratike, qe ishtë në pushtet e cila fitoi 122 nga 140 vendet. Pjesëmarrja e votuesve ishte 89.1%.
Në ditën e raundit të parë të votimit, gjashtë parti opozitare të udhëhequra nga Partia Socialiste u tërhoqën nga zgjedhjet, duke akuzuar Partinë Demokratike për kërcënime.
Vëzhguesit ndërkombëtarë vunë re se zgjedhjet u dëmtuan nga "një numër parregullsish dhe mangësish teknike" dhe përfunduan se zgjedhjet "nuk plotësonin standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme", e as standardet e ligjit shqiptar.
Pasi u publikuan rezultatet e raundit të parë më 29 maj, Partia Socialiste e Shqipërisë njoftoi se ata nuk do të marrin vendet e tyre në Kuvend. Pothuajse të gjitha partitë e opozitës bojkotuan raundin e dytë.
Pavarësisht se PD-ja fitoi, PS nuk i njohu rezultatet dhe bojkotoi Parlamentin. Zgjedhjet e 26 majit u konsideruan nga ndërkombëtarët me legjitimitet të cunguar.
Ndërkohë që zgjedhjet lokale të 20 tetorit 1996 u fituan nga mazhoranca demokrate, por me një diferencë më të vogël votash se ato të 26 majit. Procesi zgjedhor u pranua nga ndërkombëtarët, por u konsiderua i manipuluar nga opozita.
Këshilli i Europës përmes një rezolute tha se zgjedhjet janë njollosur nga dhuna dhe parregullsitë. Një deklaratë e ashpër kundër PD-së dhe standardeve të zgjedhjeve u bë nga nëntë vëzhgues nga Norvegjia dhe Britania e Madhe.
Ajo u bë përpara deklaratës zyrtare të grupit vëzhgues të ODHIR-it, çfarë la hapësira për kritika dhe spekulime të ndryshme politike lidhur me rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë. PD-ja dhe media e kontrolluar prej saj ndërmori një fushatë denigrimi për vëzhguesit ndërkombëtarë. Ata deklaruan se rreth 30% e ekipit vëzhgues të ODHIR-it ishte ftuar nga PS-ja dhe se 9 vëzhguesit norvegjezë ishin aktivistë të rinisë komuniste, një vëzhgues suedez, një gjerman dhe një bullgar ishin ish-agjentë të sigurimit të shtetit, etj.
E sigurt ishte se ata të tre kishin qenë disa herë për vizitë në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës komuniste.
Njëkohësisht, 19 vëzhgues europianë, (M.Venola, N.Vlora, A.Nidoli, P.Pellicini, P.Senone, S.Delmastro, D.Vedova, F.Reale, F.Bolla, P.Kapral, V. Grossruck, L.Kovlor, S.Doherty, L.Moczulski, E.Lasota, Y.Jego, G.Ecorcheville, J. Bleuchot, A. Delcamp, D. Adams) të cilët ishin përfaqësues partiakë nga Italia, Franca, Austria, Polonia dhe vende të tjera, thanë se zgjedhjet ishin të lira dhe nuk pati incidente dhe të dhëna për manipulime.
Ndër urimet e para për PD-në ishte ajo e kryetarit të Senatit francez, ministrit të jashtëm austriak dhe e Sekretarit të Përgjithshëm të EDU-së Aleks Vintoriak. Urime erdhën nga shumë kancelari e shtete europiane, sidomos nga ato vende ku në qeveri ishin forcat e djathta, anëtare të EDU/EPP.
Më 12 qershor analisti G. Partosh tha në BBC se ikja e opozitës nga zgjedhjet ishte një akt dëshpërimi. Vlerësimet e ODHIR-it u shoqëruan me rritje të kritikave nga disa organizma europiane, sidomos nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës.
Ato pranuan legjitimitetin e parlamentit të ri, por kritikuan ashpër mangësitë dhe shanset e Shqipërisë për integrim në familjen europiane.
SHBA
Ngjarjet e 28 majit, dhe sidomos refuzimi i Presidentit për të pritur në takim zv/sekretarin amerikan të shtetit T.Uirth, si dhe më pas injorimi i kërkesës amerikane për përsëritjen e 40 zonave, bëri që SHBA-të të merrnin një pozicion të qartë kritik, madje duke tejkaluar edhe palën europiane.
Më 21 qershor Departamenti i Shteti i cilësoi zgjedhjet “një hap prapa në krahasim me zgjedhjet e mëparshme”.
Kjo deklaratë u prit me nervozizëm nga PD-ja. Ministria e Jashtme mbrojti zgjedhjet dhe iu kundërvu DASH-it duke thënë se “në zgjedhjet e vitit 1991, pavarësisht se 12 veta u vranë nga policia sekrete, PD-ja nuk i bojkotoi zgjedhjet”.
Pas zgjedhjeve të 20 tetorit
Ndërkohë në Shqipëri kishte filluar falimentimi i kompanive të para që ishin mbështetur në skemat piramidale. Filluan protesta spontane gjithandej me sloganin e përsëritur “Duam paratë tona!”. Pushteti i mazhorancës demokrate po lëkundej.
Ditë pas dite protestat sporadike u kthyen në revoltë popullore kundër qeverisë “Meksi” dhe kryesisht kundër Presidentit Berisha.
Qëndrimi i Partisë Socialiste ishte në anën e protestuesve, madje PS u vendos në krye të protestave.
Pasuan ditë të një kaosi total, ku shteti pothuajse nuk ishte më i pranishëm. Repartet ushtarake dhe rajonet e policisë, si dhe pjesa më e madhe e godinave të institucioneve shtetërore u grabitën.
Të burgosurit, u arratisën nga burgjet në të gjithë vendin, ndërsa Fatos Nano nuk bëri të njëjtën gjë.
Ai fitoi lirinë për shkak të një dekreti të Presidentit të atëhershëm, Sali Berisha, i cili parashikonte amnisti ndaj një kategorie të burgosurish.
Fatos Nano u kthye edhe fizikisht në krye të partisë. Pas paktit të mundimshëm të forcave politike për stabilizimin e vendit, me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve, u mblodh tryeza e partive politike, më 9 mars 1997, dhe u vendos që të krijohej një qeveri e pajtimit kombëtar.
Më 11 mars 1997 dha dorëheqjen nga posti Kryeministri Aleksandër Meksi. Marrëveshja e partive politike zgjodhi si kryeministër të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finon nga Partia Socialiste.
Fino kishte qenë më parë kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, dhe ishte njëkohësisht anëtar i KPD. Vendi po përgatitej për zgjedhje të parakohshme, të cilat u vendos të zhvilloheshin më 29 qershor 1997./Alfapress.al
Nga i buron guximi Edi Ramës që vijon të poshtërojë shqiptarët?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128