Kujtim Gjuzi: Pas presionit të madh hyra në koalicion me PD, por kanë 44 sorosianë në listë! E dua Berishën President!

17 Mars 2025, 22:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Kujtim Gjuzi: Pas presionit të madh hyra në koalicion me PD, por

Kujtim Gjuzi, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin "Shqipëria Madhështore", deklaroi se hyri në koalicion me PD pas presionit të kolegëve. Ai shtoi se Berisha ka 44 sorosianë në listë. 

Ylli Rakipi: Si hyre në koalicion me Berishën, si ta ra në mendje? 

Kujtim Gjuzi: Ka qenë presion i madh i kryeballistit Alimadhi. Me doktor Berishën kam shkuar për një fakt. Në dy raste ka mbrojtur pluripartitizmin dhe kur Rama tha të tërheq zvarrë në prlament. Profesor Doktor Sali Berisha është ndaluar në shkelje Kushtetuese, është i pafajshëm por Shqipëria është e madhe sipas konservatorëve.

Ylli Rakipi: Je takuar me Berishën, çfarë të ka thënë ai dhe çfarë i the ti? 

Kujtim Gjuzi: Kemi biseduar me Luçiano Boçin, me sekretarin e përgjithshëm, Flamur Noka.

Ylli Rakipi: Ke kandidat në lista?

Kujtim Gjuzi: Kam bërë 12 propozime. Halil Tedi Teodori. 12 kanddiatë kanë shkuar në zyrën e doktor Berishës. Pastaj unë i kam thënë, shiko se kanë njerëz afër teje që punojnë kundër teje.

Ylli Rakipi: Po vetë a je?

Kujtim Gjuzi: E kam çuar doktrinën konservatore në Parlament. Nuk ka emision sot ku nuk flitet për doktrinën konservatore.

Denis Dyrnjaja: Gjuzi tha që LaCivita nuk vjen më këtu…

Kujtim Gjuzi: Po këshillohet, do të vijë apo jo. Është këshilltar i 250 njerëzve ai. E pe komunikimin me zyrën ovale? Unë e dua Sali Berishën President, a do të ndodhë? Po. Për kryeministër nuk e di. Ka gabuar Rama.

Denis Dyrnjaja: Jo jo se te Rama nuk duroj fare. Rama të ka bërë personazh, se të përmend.

Kujtim Gjuzi: Unë jam personazh i Ramës. Ai shkruan për mustaqet e Çelos te Kurbani, jo për të miat. Do merremi me mustaqet ne?

Denis Dyrnjaja: E merr si provokim?

Ylli Rakipi: Shumë aleatë në lista të sigurta? Ç'mendoni për këtë?

Kujtim Gjuzi: Ka 44 njerëz aty që janë të Soros. Nuk e di. Mund t'i jap unë këshill doktor Berishës? Kur më keni futur ndonjë gjilpërë unë mezi kam dalë.

Ylli Rakipi: Pra ka 44 sorosistë aty?

Kujtim Gjuzi: Nja 20 fitojnë.

Ylli Rakipi: Pra vjen Soros prapë? 

Denis Dyrnjaja: Pse mërzitet Kujtimi kur e përmend kryeministr?

 

Po ndodh...