"Kur nuk të lash atje në fund"/ Rama nervozohet me kryebashkiaken e Dimalit: Zot i madh...

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja socialiste e Dimalit, Juliana Memaj janë përfshirë në një shkëmbim të shkurtër replikash, në nisje të takimit të kreut të qeverisë me kryebashkiakët e të gjithë Shqipërisë.
Teksa bënte prezantimin, Rama ka parë në radhën e parë të kryebashkiakëve Juliana Memën e Dimalit, e cila kishte marrë në dorë celularin. Reagimi i tij ishte fillimisht disi i ashpër, por kur kryebashkiakja i tha për arsyen, Rama ndryshoi menjëherë rrjedhën e bisedës, me humor.
Kryebashkiakja i tha se është nënë me 4 fëmijë dhe siç duket, kishte pasur diçka të justifikuar ndaj kishte marrë në dorë celularin.
Edi Rama: Unë për këtë thashë hajde në radhën e parë, që të bësh komunikime telefonike, se unë e di që t'i ke shumë ngarkesa, po... Prandaj ishe ulur në fund.
Edi Rama: Ja filloi. Ne të tjerët që s'kemi 4 kalamaj nuk duhet ta prekim telefonin, kush është me 4 kalamaj duhet të rri në telefon.
- Kryetarja e Bashkisë Dimal thotë diçka, por nuk kuptohet sepse nuk ka mikrofon
Edi Rama: Okej, mirë, dakord. Se mos dukem dhe unë sikur jam kundër kujdesit për kalamajt. Zot i madh, nuk... Kështu është kur nuk nxjerr mësime. Unë nuk nxjerr mësime në raport me ty, në vend të kisha lënë atje në fund, të thashë hajde këtu përpara.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
