Kush është politikani më i kërkuar në rrjet? Eksperti i IT: Basha më i klikuari, surprizojnë rrethet...

27 Mars 2025, 22:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Kush është politikani më i kërkuar në rrjet? Eksperti i

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka treguar se cili nga politikanët shqiptarë është më i kërkuari në rrjet.

Kallanxjhi tha se kryeministri është ai që këkrohet më shumë në Tiranë, ndërsa më i kërkuari është Lulzim Basha.

Gjithashtu interes qytetarët kanë shfaqur edhe për Berishën, ndërsa për Ilir Metën ka më pak interes.

Po ashtu eksperti tha se interes në rritje ka patur në disa qytete për Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn.

Borakaj: Kush kërkohet më shumë Rama apo Berisha?

Kallanxhi: Kryeministri di të bëjë lajme.

Borakaj: Më trego pak për raportin Basha-Rama?

Kallanxhi: Basha është mirë. Qyteti që ka patur më shumë interes për Bashën është Tirana, Lezha pastaj Durrësi. Fushata e Bashës është meme fushatë.

Borakaj: Po për PL kërkojnë?

Kallanxhi: Për PL nuk di të them. Por di të them që Agroni është mirë në Fier, Tiranë dhe Vlorë. Ndërsa Adriatiku është mirë në Fier, Korça e dyta, Vlora, Durrësi dhe Elbasani. Kurse qyteti që do më shumë kryeminsitrin është Tirana.

 

Po ndodh...