Kuvendi i kërkon KQZ të zëvendësoje mandatin e Ervin Salianjit! Zbardhet shkresa për plotësimin e vakancës

2 Tetor 2024, 14:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Kuvendi i kërkon KQZ të zëvendësoje mandatin e Ervin

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar zyrtarisht KQZ-së kërkesën për zëvendësimin e Ervin Salianjit dhe dhënien e mandatit të tij ndaj pasuesit në listën shumë emërore të zgjedhjeve të kaluara.

Në letrën e firmosur nga Genc Gjoncaj sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, vihet në dijeni Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi se për shkak të dënimit të Apelit, Ervin Salianji ka humbur mandatin e deputetit.

Si i tillë i kërkohet që KQZ të vijojë me plotësimin e vendit vakat që është krijuar.

Kuvendi i kërkon KQZ të zëvendësoje mandatin e Ervin

I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve,

Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të shkronjës “dh” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Rregullores së Kuvendit, Ju njofton mbarimin përpara afatit të mandatit të deputetit të PD-së Ervin Salianji, për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.9.2024.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, thekson Kuvendi.

Ndërkohë që burgosja e Salianjit ka shkaktuar një valë trazirash në Kuvend, ku opozita ka djegur karriget dhe ka bllokuar punimet normale të procesit ligjvënës.

Nga ana tjetër demokratët kanë paralajmëruar mos bindje civile dhe organizimin e protestës kombëtare me 7 tetor.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128