
Lapaj: Kongresi i PS nuk përfaqësonte socialistët, por rilindasit

Koordinatori i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “Open” në News24 u shpreh se nuk kishim Kongresin e PS-së, por të Rilindjes.
Lapaj tha se ky Kongres nuk përfaqësonte ato socialistët që e sollën në pushtet.
“Nuk janë indeksuar pensionet, as pagesat e invaliditetit dhe këta janë socialistë dhe jo rilindas. Në këto 12 vite nuk janë rritur pensionet. Ishte një kongres vezullues, por edhe ky do të ikë me turp, sikundër kanë ikur autokratët”, tha Lapaj.
Ai tha se me ndryshimet nuk kemi asnjë përmirësim të kabinetit qeveritar.
“Merreni Adriatik Lapaj vëreni ministër të Edi Ramës, revolucioni më i madh që do të bëjë në 24 orë është ose do të largohet ose do të dorëhiqet.
Këtu kemi njerëz që emërohen edhe nuk pyetën, është një mendësi totalitariste, i çohet mesazh publikut që unë jam këtu dhe bëhet se çfarë them unë. Ndërrimi i emrave është një fasadë dhe nuk ndryshon asgjë.
Edi Rama ka bërë vetëm fasada, kjo është e vërteta e madhe, qeveris me fasada”, tha Lapaj.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128