Përfundon takimi i Kryesisë së PS, Klosi zbardh diskutimet: Partia Socialiste kërkon rifreskim...

11 Mars 2026, 10:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfundon takimi i Kryesisë së PS, Klosi zbardh diskutimet:

Blendi Klosi theksoi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se do të fillojnë procesin zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të partisë.

Duke folur për gazetarët, ai theksoi se rivlerësimi në anëtarësi do të bëhet më 12 qershor, në 35-vjetorin e PS.

Ai theksoi se do t’i përgjigjen edhe besimit të marrë nga diaspora, me vendimmarrjet që do të bëhen dhe në strukturat e tyre jashtë vendit.

Do të fillojmë me një proces zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të PS, dhe kjo dot ë fillojë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave, që tashmë është bërë cdo dy vitshëm në PS de është proces i riforcimit të të gjithë strukturës së PS. Proces që do të përfshijë të gjithë forumet dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Brenda datës 21 do të kemi diskutime në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të PS, që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe anëtarësimeve të reja të PS. Në 12 qershor, bëhet 35 vjetori i PS dhe i gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim.”, tha ai.

 

Po ndodh...