
"Lapaj ska lidhje me atdheun?!"/ Elena Kocaqi injoron koalicionin e tij: Nuk mund ta duam atdheun për vota!

Elena Kocaqi, e cila është kryetare e Aleancës Kombëtare Shqiptare dhe kandidon në zgjedhje, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku deklaroi se ka refuzuar koalicionin e Adriatik Lapajt. Ajo tha se nuk ngjan me Lapajn për punë të patriotizmit, ndërkohë që deklaroi se nuk ishte dakord me mënyrën që zgjodhën për të kandiduar familjarët.
Ylli Rakipi: Ty të ka ftuar PD për koalicion?
Elena Kocaqi: Larg e larg po, por nuk hyj unë në atë koalicion, as me PD dhe as me PS, duam frymë të re, me njerëz të rinj. Ne nuk merremi, nuk sjellim njerëz të inkriminuar, por njerëz të arsimuar. Nuk bëjmë aleanca me ta.
Ylli Rakipi: Po nëse ju keni në dorë formimin e qeverisë?
Elena Kocaqi: Jo as me Ramën dhe as me Berishën. Ne nuk jemi për të mbajtur Ramën dhe Berishën në pushtet, por për të ardhme të re për Shqipëri. Rama-Berisha kanë 35 vjet. Po këta djem dhe vajza të rinj të Shqipëri? Pse me tapi e ka Berisha dhe Rama? Kërkojnë frymë të re në politikë.
Enton Abilekaj: Meqë jemi këtu, keni patur oferta nga partitë e reja?
Ylli Rakipi: Ju duket e saktë ndonjë nga këto parti? Ky Lapaj duket më afër jush, bërtet shumë për atdheun ai. Ju duket i sinqertë apo e ka populizëm?
Elena Kocaqi: Ska lidhje me atdheun ai. Nuk duhet atdheu për vota. Nuk u bashkuam ne me ata.
Ylli Rakipi: Një nga këta të Nisma Thurje deklaroi se do të ishit edhe ju...?
Elena Kocaqi: Ata kanë patur dëshirë, kemi marrëdhënie të mirë, por është tjetër gjë. Kur je parti e re duhet të provohesh dhe të konsolidohesh. Këta bënë një marifet, donin të digjnin listën e mbyllur, nuk më pëlqen se do futësh babain dhe mamanë. Mirë ata bravo i qoftë, por jemi organizim më i ri dhe e kemi më të vështirë për ta bërë këtë. Për këtë dhe arsye të tjera.
Ylli Rakipi: Bëtë negociata?
Elena Kocaqi: Agron Shehaj dhe Qori nuk kanë dashur asnjë aleancë. Të vetmit kanë qenë Lapaj dhe Alibeaj, Shehi. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme.
Enton Abilekaj: Vetëm e keni më të vështirë.
Elena Kocaqi: Qëllimi është të sjellim ndryshim.
Ylli Rakipi: Partitë e reja bashkë mund të merrnin më shumë vota. Me Lapajn mund të shkonit ju. Pse nuk të pëlqen?
Elena Kocaqi: Teknika që u përdor në zgjedhje ishte e tillë, problematike.
-
-
-
-
-
Bologna ndal Napolin, Interi mbetet +3
7 Prill, 22:59

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128