Lapaj thirrje për protestë në 31 Janar: Institucionet e kapura nga Edi Rama nuk po e dorëzojnë Belinda Ballukun te drejtësia

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka bërë thirrje për protestë ditën e shtunë, më 31 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë dhe institucionet shtetërore për mungesë të marrjes së masave ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK.
Në deklaratën e tij, Lapaj pretendon se institucionet janë “të kapura nga kryeministri Edi Rama” dhe se, sipas tij, prej 52 ditësh nuk po ndërmerren hapa konkretë për dorëzimin e Ballukut para drejtësisë.
Ai krahasoi trajtimin e qytetarëve të zakonshëm me atë të zyrtarëve të lartë, duke deklaruar se për shkelje të vogla ligjore qytetarët përballen menjëherë me ndëshkime, ndërsa, sipas tij, zyrtarët e lartë nuk mbajnë përgjegjësi për abuzime me fondet publike.
Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos pajtohen me situatën aktuale dhe të marrin pjesë masivisht në protestë, së bashku me familjarë dhe të afërm, duke e cilësuar protestën si një akt qytetar kundër korrupsionit.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
