Liga e Kombeve/ Nuk ka fitues në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë pa gola

16 Nëntor 2024, 22:44 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve/ Nuk ka fitues në Tiranë, Shqipëria dhe
Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Çekisë në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.

Miqtë çekë kanë arritur të trondisnin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, por vetëm kaq.

Pjesa e mbetur e lojës pa një dominim të pastër të kuqezinjve, të cilët patën raste të shumta shënimi me Bajramin, Tuçin, e Qazim Laçin me këtë të fundit që pati rastin më flagrant për të gjetur rrjetën, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Rikthimin e tij me fanellën “kuqezi” e bëri edhe “katalizatori” i mesfushës, Amir Abrashai, i cili zbriti në fushë pas plot 8 vitesh.

Ndërkaq, sa i përket renditjes në Grupin B1, të UEFA Nations League, Shqipëria ngjitet në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 2-të dhe 1 më pak se Çekia kryesuese, ndërsa në vendin e fundit të grupit është Ukraina me 5 pikë.

 

Po ndodh...

ide