Listat e kandidatëve për deputet, PD mbledh më 12 mars Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

11 Mars 2025, 14:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Listat e kandidatëve për deputet, PD mbledh më 12 mars

Partia Demokratike, ka njoftuar se do të mbledh të mërkurën më 12 mars Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD-së, për të diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputet.

Mësohet se Kryesia do të mblidhet në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00. Kujtojmë se 12 marsi është edhe dita e fundit e afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë qe mbetet të behet është përcaktimi i emrave qe do garojnë nen koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me heret se nuk do te jete në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Pak ditë më parë, Panorama Online zbardhi paktin mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, ku mes tyre janë dakordësuar disa emra të PL-së në listën e sigurt të PD.

Ilir Meta do të jetë kandidat për deputetë në Tiranë në listën e hapur, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-në pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Pjesë e paktit të arritur është dhe një vend i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit. Në listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish-ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128